Takimi me drejtuesit e SPAK dhe BKH, reagon Yuri Kim: Më siguruan që askush nuk është mbi ligjin

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot në takim të papritur në SPAK, me drejtuesin Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj.

Pas vizitës së frytshme, diplomatja më e lartë në vendin tonë ka bërë një deklaratë të fortë në rrjete sociale. Kim thotë se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar dhe se drejtësia do të vihet për këdo.

“Qoftë për ata që kanë bërë korrupsion, krim të organizuar, apo në zgjedhje”, shkruan Kim në Twittër.

Shënimi i plotë i Yuri Kim

2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtoren Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin. Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron.

Zjarr Tv Ad