Takimi me Metën/ Ambasadorja Yuri Kim zbulon detaje nga biseda! Ja çfarë thotë për hetimet e SPAK për ish-Presidentin

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zbuluar bisedimet që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta disa ditë më parë. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se diskutimet zgjatën 2 orë dhe ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh.

E pyetur lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-Presidentit, Kim tha se i takon drejtësisë që të hetojë edhe të vendosë.

Ambasadorja Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.

Pyetje: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?

Ambasadorja Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…

Pyetje: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?

Ambasadorja Kim: Jo, sigurisht që jo.

Pyetje: Ka një hetim nga SPAK mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga instucionet tuaja?

Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Pyetje: Ka shumë akuza kundër Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?

Ambasadorja Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…

Zjarr Tv Ad