Takimi me qytetarët e Durrësit, Duka sulmon kryeministrin: Pse premtimet e Ramës janë thjeshtë qoka klientësh

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka sulmuar Kryeministrin Edi Rama pas takimit që ky i fundit mbajti ditën e sotme me qytetarët e Durrësit.

Premtimet e Kryeministrit për zhvillimin e qytetit të Durrësit, Duka i quajti thjeshtë fasadë të radhës. Ai shtoi se kryeministri kujtohet për peshkatarët e Durrësit vetëm në muajin elektoral, ndërsa për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti ai ngriti dyshime mbi cilësinë e punimeve.

Duka ka shpërndarë edhe disa foto nga qyteti i Durrësit, ku tregohen problematika të ndryshme sipas atij në këtë qytet si grumbullimi i plehrave apo përmbytjet.

“Peshku në det e tigani në zjarr! Kryeministri harxhoi disa orë në Durrës për të ndërtuar fasadën e rradhës. Nga peshkimi te rindërtimi apo kantiere 3D nuk mund të gënjesh durrsakët, ekonomia dhe mirëqënia e të cilëve vetëm është përkeqësuar në këto vite qeverisëse të rilindjes.

Dreka e kryeministrit në takimin në Durrës tregonë se ai kujtohet për këtë sektor të rëndësishëm vetëm në muajin elektoral. Mbështetja ndaj peshkimit nuk ka qenë ajo çka ata meritojnë me investime të bëra nga sipërmarrësit dhe jo nga qeveria. Ndërsa rindërtimet nuk janë dhurata nga kryeministri por investime nga donatorë dhe kredi që paguhen nga taksat tona. 

Veç kësaj ata kanë dhënë dëshmi se janë aspak cilësore, dhe dy tre muaj pas dorëzimeve ka pasur raste të dëmtimeve serioze. Shumë investime që janë kaluar me vendime qeverie transparente ku përfshihet dhe ajo e Spitallës janë më tepër qoka klientësh qeverie se sa përfitime të qytetarëve në nevojë. Por 25 prilli do ndalojë aferat korruptive dhe do jua marrë qeverinë oligarkëve e banditëve dhe do jua kthejë qytetarëve!” u shpreh Duka.

Rikujtojmë se Agron Duka është pjesë e listës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit pikërisht në qarkun e Durrësit, ku kandidon dhe kryeministri Edi Rama në vendin e 8-të, i cili ditën e sotme i bëri thirrje durrsakëve që ta mbështesin në zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

Zjarr Tv Ad