Takimi me Serbinë në Paris, Haradinaj: Nuk shkohet më për territore dhe kufij por për njohje

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjermania dhe Franca synojnë të vënë në binarë dialogun Kosovë-Serbi. Pas  Samitit të Berlinit,  liderët e dy shteteve me 1 korrik do të jenë në Paris me ftesë të presidentit Macron. Ramush Haradinaj duke folur sot për gazetarët tha se në delegacionin e Kosovës do të jenë dhe dy bashkëkryesuesit  e ekipit negociator i Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Ai tha se qëndrimet për dialogun janë formësuar dhe si Kosova dhe Serbia duhet të përgatiten që të ndihmojnë veten.

Haradinaj: Samiti i Berlinit ka stabilizuar rajonin. Takimi i Parisit është ngjarje bilaterale bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të plotësojë formatin e vet. Bëhet fjalë për dialog dhe përpos udhëheqësve shtetërore duhet të jetë dhe delegacioni, Limaj dhe Ahmeti.

Sa i përket dialogut, qëndrimet janë formësuar, nuk shkohet më për ndërrim territoresh apo lëvizje në kufi. Shkohet për njohje reciproke dhe këtu nuk kemi dallim as unë as Presidenti i Kosovës dhe askush tjetër. Për modalitetet si me e ndihmu dialogun, mendoj se është qartësuar se nuk ka më nevojë me e diskutu taksa, dialogu po vazhdon.

Takimi i Parisit është më serioz dhe duhet të përgatitemi dhe ne dhe Serbia që të ndihmojmë veten. Duhet të kordinohemi me Amerikën që është jo vetëm lehtësuese për marrëveshjen por edhe garantuese.

Unë dhe Presidenti kemi konfirmuar pjesëmarrjen në Paris, kam kërkuar që nga pala e Kosovës të paraqiten dhe kolegë të tjerë. Macron e ka pranuar. Diskutimet për kufij dhe territore kanë bërë që të ndërrohet formati. Jemi në situata shumë më serioze dhe shumë më të qëndrueshme.

I pyetur nëse është i mundur pezullimi i taksës ndaj Serbisë për një kohë të caktuar,  ndoshta deri me 1 korrik kur do mbahet takimi i Parisit, Haradinaj tha:

Haradinaj: Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re, edhe pozicionet nuk janë të reja prej atyre që i kanë. Njëkohësisht dhe  pozicioni im nuk është i ri, është i qëndreshëm. Nuk ka ndryshim dhe nuk do të ketë, nuk ka pse me u diskutu më.

Pala që nuk tregon qëndrueshmëri dihet ku përfundon. Nuk e kemi taksën çështje të taksën, por e kemi çështje të qëndrimit të qëndrueshëm. Jemi në të drejtën tonë. Kur është gati pala tjetër me na njoh ne këtu jemi. Deri sa nuk është gati nuk kemi pse të mërzitemi.

 

Zjarr Tv Ad