Takimi me Vuçiç/ Reagon ashpër Haradinaj: Kurti është një mashtrues ordiner, ka qasje të rrezikshme në dialog, mund të na rikthejë në pikën e fillimit

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideron të rrezikshme e te gabuar çasjen e kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në procesin e dialogut me Serbinë. Haradinaj i ka thënë KosovaPress-it se në takimin e djeshëm përballë palës serbe në Bruksel, Kurti është dashur të shkojë me vetëm një pikë, njohjen reciproke.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quan Kurtin “‘mashtrues ordiner”.

“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordinder dhe po mashtron popullin e Kosovës me një çasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme[…]Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”, thotë Haradinaj.

Sipas politikanit opozitar, Kurti po e rikthen dialogun në fillim dhe po kërkon të krijojë marshënie të re ekonomike me Serbinë, më të avancuar se nisma e njohur si Minishengen.

“Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon me kriju marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se Mini-shengeni, para njohës, që është një rrezik dhe njëkohësisht është proces që përfshinë BE-në dhe që stërzgjatet, po ashtu e ka të gabuar qasjen për një marrëveshje paqe, ajo që i mbetet Kosovës me Serbinë është njohja, kryeministri ish dashtë pas gjithë kësaj kohe më në fund të shkojë me vetëm një pikë të rendit të ditës, njohjen reciproke dhe çështjet që lidhen me njohjen por jo edhe ta relativizojë çështjen e njohjes me çështje të CEFTA-s dhe SEFTA-s”, thotë Haradinaj.

Zjarr Tv Ad