Zv/presidenti amerikan Mike Pence ishte parashikuar të takohej me zyrtarët koreano-veriorë javën e kaluar, por delegacioni nga Peniani anuloi takimin në minutën e fundit. Sipas zyrës së Pence, Koreja e Veriut shpresonte se përmes këtij takimi që do të zhvillohej në kuadër të Olimpiadës Dimërore, zv/presidenti amerikan do të zbuste tonet e tij të ashpra. Por kritikat e numrit dy të Uashingtonit për abuzmin me të drejtat e njeriut dhe planet për sanksione të reja ekonomike ndaj Koresë së Veriut, bënë që delegacioni i Penianit të hiqte dorë nga ky takim, ku pjesëmarrëse do të ishte edhe Kim Yo-jong, motra e liderit Kim Jong-un. Lajmërimi se Koreja e Veriut do të merrte pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore të organizuara nga Koreja e Jugut, nxiti menjëherë interesin e Seulit zyrtar për një takim të nivelit të lartë mes palëve. Kjo gjë ndodhi e madje kulmoi me ftesën për presidentin jugor Moon Jae-in për një takim me liderin Kim Jong-un në Penian. Olimpiada u pa si mundësi për takim edhe me palën amerikane, çka do të shënonte përballjen e parë të këtij niveli mes zyrtarëve të administratës Trump dhe përfaqësuesve koreano-veriorë. Kujtojmë se dy palët janë në përplasje të vazhdueshme për shkak të përparimeve në programin bërthamor të Koresë së Veriut. Peniani pretendon se ka zhvilluar armë të cilat janë të afta të godasin Shtetet e Bashkuara.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...