Takimi Thaçi-Cakaj: Të gatshëm për vendosjen e ambasadave të përbashkëta

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar ditën e sotme me Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Thaçi ka falënderuar Cakajn, për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe se fokusi i dy vendeve duhet të jetë krijimi duhet të jetë krijimi i një hapësire të re pa kufi midis shqiptarëve.

Hashim Thaçi: “Në procesin e konsolidimit të shtetit tonë, të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të pavarësisë, kërkohet një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës, unë mendoj që ministri Cakaj më të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri kësaj fryme të afirmimit të konsolidimit të Kosovës, ku do në botë në çdo instancë ndërkombëtarë ku merr pjesë Shqipëria. Në emër të institucioneve shpreh falënderime për kontributin që keni  dhënë”.

”Tashmë duhet të fillojmë një fazë të re të konsolidimit, zhvillimit ekonomik, perspektivës euroatlantike. Kosova dhe Shqipëria jo vetëm të jenë pjesë e NATO-s, por në të ardhmen e afërt edhe të BE-së.  Fokus duhet të kemi dhe integrimin kombëtar, të jemi një hapësirë kudo që jetojnë shqiptarë, një hapësirë pa kufi të lëvizjes së lirë të njerëvze dhe të mallrave, në përputhshmëri me standardet euroatlantike.”

Në anën tjetër, ministri Cakaj tha se Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e axhendës së tij, dhe shprehugatishmërinë për vazhdimin e projektit të vendosjes së ambasadave të përbashkëta, ndarjes së hapësirës së konsullatave tona, vazhdimin e projekteve për këmbimin e personelit diplomatik dhe po ashtu për të krijuar një axhendë politike të koordinuar.”

Gent Cakaj: ”Kosova ka qenë që nga dita e parë kur e kam marrë detyrën pjesë e agjendës sime, kemi qenë të fokusuar në konsolidimin e shqiptarëve në rajon. Kemi qenë të angazhuar për njohjen e Kosovës e të gjitha kapacitetet që kemi pasur, kemi bërë më të mirën që kemi mundur. Aty ku Kosova nuk ka prani, jemi munduar të jemi zëri i Kosovës, dhe të adresojmë të gjitha çështjet që i ngarkojnë axhendës së saj.”

”Falenderoj Kosovën për kontributin pasi Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit. Solidariteti i popullit të Kosovës ka qenë i jashtëzakonshëm, puna e institucioneve të Kosovës e pashembullt. Me këtë akt keni dëshmuar se ndonëse jemi dy shtete, jemi një komb i vetëm.” Ndaj plotësisht të njëjtën pikëpamje përsa i përket krijimit të një hapësire integruese për shqiptarët dhe në këtë kuptim unë kam ardhur në Kosovë që të shpreh gatishmërinë për vazhdimin e projektit të vendosjes së ambasadave të përbashkëta, ndarjes së hapësirës së konsullatave tona, vazhdimin e projekteve për këmbimin e personelit diplomatik dhe po ashtu për të krijuar një axhendë politike të koordinuar.”

Për Cakajn kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Kosovë, ai gjatë ditës pritet të takojë kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Zjarr Tv Ad