Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua sot me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për të biseduar mbi një marrëveshje dhe kushtet për vendosjen e paqes në Ukrainën jugore.
Gjithashtu në tavolinën e takimit ishin prezent dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron sëbashku me Kancelaren gjermane Angela Merkel në rolin e ndërmjetësuesve. Liderët e dy shteteve biseduan për të mbyllur një luftë pesë vjeçare mes Ukrainës lindore dhe rebelëve separatist të cilët mbështeten nga Rusia.
Si pasojë e luftës mes dy vendeve kanë mbetur të vrarë 13 mijë persona. Së fundmi Zelensky ka hedhur hapin e parë drejt paqes mes dy vendeve, një hap që nuk është pritur mirë nga shumë vende të tjera duke e konsideruar si një nënshtrim ndaj Rusisë.
Pavarësisht se takimi i parë nuk ka rezultuar në arritjen e marrëveshjes së paqes, Putin ka deklaruar me nota pozitive përballjen e parë pas shumë vitesh mes dy liderëve politik.