Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari është takuar dje me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se Varhelyn e ka informuar për situatën në vend si dhe për rëndësinë e ecurisë së procesit të integrimi.
Sipas Hajdarit integrimi i vendit po pengohet nga mungesa e vëmendjes së qeverisë duke mos punuar si duhet për ngritjen e strukturave të posaçme.
Postimi i plotë:
Dje pata një takim shumë miqësor me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Z. Oliver Varhelyi.
E informova lidhur me situatën në vend dhe diskutuam për rëndësinë e ecurisë së proçesit të integrimi.
Në këndvështrimin tim integrimi i vendit po pengohet nga mungesa e vëmendjes së qeverisë duke mos punuar si duhet për ngritjen e strukturave të posaçme, përafrimin e legjislacionit etj, por edhe si rezultat i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mbetem e përkushtuar ndaj këtij misioni madhor për vendin me besim se vendi i Shqipërisë është në familjen Europiane.