“Taksa e naftës s’do hiqet”, Petrit Vasili pas deklaratës së Ramës: Kryeministri është thjesht një zorrë qorre e oligarkëve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

N/kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se taksa e naftës nuk do të hiqet.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vasili shkruan se Rama është “kanakari i oligargëve” dhe ndaj nuk guxon të heqë taksën e naftës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama kanakari i oligarkeve!

Sic rrembeu e vodhi me termetin dhe pandemine ate qe do te beje dhe tani me luften!

Rama i tradhetoi prape qytetaret si zgjatim poshterues i oligarkeve te naftes!

Edi Rama tha sot, qe ai nuk guxon ti heqe asnje takse naftes.

Rana kanakari i oligarkeve tha:

“Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu”.

Dhe s’mund te ishte ndryshe se Ramen e kane kapur ne vend te keq oligarket.

Kurse Maqedonia hoqi akcizen e naftes megjithese kishte çmim shume me te ulet se ne.

Pra ky kryeminister eshte thjesht nje zorre qorre e oligarkeve.

Po eshte fakt qe Edi Rames nuk ja mban nga oligarket, se perndryshe do ti kishte kallzuar penalisht oligarket, qe nga 280 leke litri i naftes nga frika e protestave e ulen brenda nates ne 220.

Edi Rama ka marre borxh qindra milione euro borxh per energjine elektrike dhe korrupsionin gjigand te OSHE rilindase.

Ndaj asgje s’ka bere per energjine elektrike perveçse i ka vjedhur shqiptaret dhe e ka perdorur energjine elektrike dhe varferine per te blere vota.

Qumeshtin dhe qindra tonë perime e fruta, qe hidhen rrugeve dhe kalben Edi Rama nuk i sheh se eshte shume i gezuar, qe shiten me bollëk produktet serbe.

Te gjitha çmimet jane rritur ne menyre skandaloze pa pas asnje lidhje me luften.

Vazhdo Edi Rama grabit, vidh dhe paguaj inceneratoret kur shqiptaret nuk kane buke tu japin femijeve.

Shqiptaret kane shume te qarte se kane vetem nje spekullant lufte ne krye te qeverise, qe eshte çadra qeveritare e spekullanteve te tjere te pashpirt.

Per ty Edi Rama fatkeqesite nuk jane moment pikellimi e deshperimi, por gezim i madh si mundesi per te grire qindra milion euro.

Edi Rama siç grabite miliona euro me rindertimin dhe me pandemine me qindra tendera sekrete, tani po vjedh me frontin me te ri te vjedhjes: me luften.

Zjarr Tv Ad