Taksa ndaj Serbisë, McAllister: Kosova t`i kushtojë vëmendje kërkesave tona

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister ka kërkuar në Serbi heqjen e taksës nga Kosova zyrtare për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Ai gjatë një konference për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se BE-ja është e gatshme të ndihmojë sa më shpejt rifillimin e procesit të dialogut në Bruksel.

McAllister përkujtoi se nuk ka pasur reaksione të Kosovës ndaj deklaratës së vendeve të Quintit dhe shtoi se duhet pritur epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Kosovës.

I pyetur nga mediat nëse Evropa kishte argumentin shtesë që i kërkonte Kosovës heqjen e taksës ose t’i linte këtë gjë SHBA-së, McAllister tha se evropianët ishin po aq të përfshirë sa edhe amerikanët, dhe në të njëjtën mënyrë ata u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë vendimin.

“Deklarata e fundit nga shtetet e Quintit është e qartë. SHBA dhe shtetet e BE-së kanë thënë të njëjtën gjë. Shpresoj që njerëzit përgjegjës në Kosovë do t’i kushtojnë vëmendje këshillave dhe kërkesave nga ana jonë”, tha McAllister, raporton Rtk.

Zjarr Tv Ad