Në një intervistë për gazetën “Panorama” Tabaku akuzon qeverinë se synon të shkatërrojë shtresën e mesme përmes këtyre dy nismave. Tabaku u zotua se PD-ja do ta kundërshtojë nëse vjen në Kuvend një projektligj i tillë, por nëse mazhoranca e miraton me votat e saj, ajo u shpreh do të shtynte edhe më shumë të rinjtë që kanë profesione dhe punë me paga të mira të largohen nga vendi pasi qeveria paguan më shumë profesionistët sesa kompanitë të cilave u ul dividendin.
Znj. Tabaku e keni ndjekur nismën e qeverisë për të tatuar mbi fitimin biznesin e vogël? Kujtojmë që Kryeministri është shprehur se deri në 2029 biznesi i vogël do ketë 0 taksa. Cilat do të jenë efektet?
Kam lexuar dy drafte, njëri që kishte normën e caktuar të tatimfitimit dhe një tjetër që nuk e kishte. Unë jam konsistente në qëndrimin që ka mbajtur PD-ja, dështimin që Rama dhe qeveria e tij ka me biznesin e vogël. Të gjithëve ju kujtohet që për arsye elektorale qeveria pretendoi se hoqi taksën e biznesin e vogël. Ndërkohë që biznesi i vogël të gjitha taksat që paguante i ka transferuar në taksa lokale. Taksa të cilat janë shumë herë më të rritura. Ne e kundërshtuam që atëherë këtë nismë, duke sugjeruar që biznesi i vogël duhet të paguaj taksa lokale normale dhe jo të dhjetëfishuara siç ndodh në qytetet e mëdha të Shqipërisë, por duhet të jetë i regjistruar në sistemin tatimor. Mundësia që të përjashtohet biznesi i vogël dhe taksat të transferohen te taksat lokale, rrit informalitetin
Pse po e ndërmerr sot qeveria një nismë të tillë?
Sot, po përpiqet të rikuperohet ajo që ka ndodhur me premtimin elektoral të PS-së. Ky premtim elektoral që në fakt në praktik ka dështuar, por tregon që sistemi i ngritur me taksimin progresiv sjell infomalitetin dhe po bëhen arnime. Unë gjykoj që duhet të rregullohet ligi i tëri dhe të mos bëhen arnime. Po të shikoni çdo vit ka një taksë të re. Nuk ka një kod taksash dhe të di me siguri taksat që duhet të paguaj.
Nëse ka pasur një politikë taksash që ka shkatërruar shtresën e mesme dhe ka detyruar të rinjtë të largohen është politika progresive tek të ardhurat personale. Janë 65 mijë individë në nivelin e të ardhurave mesatarë që preken dhe këtu kemi ndarjen e një lufte klasash. Të pasurit që tatohen me tatimin mbi fitimin, kompanitë dhe bizneset e mëdha, shtresa e mesme që tatohen më shumë se këto që realizojnë më shumë të ardhura. Sepse tatimi mbi të ardhurat personale është 23 në maksimum. Dhe bizneset e vogla që do tatohen më shumë se ato të mëdha. Taksa progresive në koncept, mënyra se si këto i kanë zbatuar favorizimi që kanë bërë. Ndërkohë që nuk ka asnjë favorizim për turizmin, për bujqësinë.
Për ato që mbajnë PBB-në në këmbë. Si ndikon ndryshimi i shpeshtë i politikave të taksave te bizneset e huaja? Dy elemente janë kryesore kur vijnë investitorët e huaj në Shqipëri. Së pari, korrupsioni i përhapur në çdo qelizë të administratës që po shtrembëron tregun me ligje në Parlament dhe elementi i dytë, paqartësia e taksave. Paqartësia se sot ndryshon një taksë që e nxjerr fare nga tregu. Pra, nëse do vijë një biznes mesatar në Jug të vendit e ka të pamundur, sepse ka favorizime për dhënien e trojeve publike që po merren nga individë pranë qeverisë përmes ligjit të investimeve strategjike. Dhe kjo e shkatërron tregun. Favorizimet e veçanta në disa sektorë. Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve janë problemet kryesore që hasin bizneset e huaja në Shqipëri.
Çfarë aktesh do të merrni kur të vijë projektligji në Kuvend?
Kur është diskutuar buxheti në nëntor të vitit të kaluar, pyetja ime drejtuar ministres së Financave ka qenë se a do ketë ndryshim të politikës fiskale për biznesin e vogël, ato thanë që nuk do ketë ndryshim. Veç faktit që këtu bëhet fjalë për një mashtrim elektoral, këtu bëhet fjalë edhe për prishjen e sistemit fiskal. Asnjë propozim që mund të bëjmë ne është e pamundur që të rikuperohet. Në këtë situatë ku ndodhet sistemi tatimor, çdo propozim nuk e ndryshon dot filozofinë e kësaj qeverie. E rritjes së taksave dhe rritjen e shpenzimeve që shkojnë për koncesione. Ka një ngërç të krijuar në buxhet që do shikohet në periudhën afatmesme, investimi te krahu i punës. Ndaj çdo amendament e ka të pamundur që të ndryshojë konceptin. Bëhet fjalë për një shtet që takson punën që takson individin e ndershëm.
Nëse kërkesa juaj për hetimin e investimeve strategjike rrëzohet sërish, çfarë do të bëni?
Paralelisht kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor, pasi u refuzua komisioni i posaçëm, disa deputet kanë nisur shkresa për të marrë informacion. Shkresat i kemi nisur në kohë por si kemi siguruar informacionet. Ngritja e komisionit hetimor ishte hap i fundit për të bërë transparencë. Nëse edhe kjo s’ndodh ne do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Këto janë hapësirat. Komisioni i Inceneratorëve ishte një eksperiencë e mirë për t’u njohur qytetarëve vendimmarrjet e qeverisë. Pikërisht për këtë qeveria i druhet këtij komisioni.