Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të paktën 11 policë u vranë pasi militantët talebanë sulmuan dy pikat e kontrollit të sigurisë në veri të Afganistanit.
Sulmet ndodhën në periferi të Pul-e Khumri, kryeqyteti i provincës Baghlan.
Guvernatori, Abdulhai Nemati, tha se dy pikat e kontrollit u shkatërruan nga përleshjet. Gjatë sulmit gjithashtu u plagosën dy policë, tha Safdar Mooseni, kreu i këshillit provincial.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.
Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit, ku po kryejnë një kryengritje vdekjeprurëse kundër qeverisë në Kabul të mbështetur nga Perëndimi.
Pak ditë më parë SHBA njoftoi se do të tërheqe gjysmën e trupave që ka në këtë vend, pra rreth 7 mijë forca.