Teksa e gjithë bota po lufton për të vaksinuar të gjithë popullatën e tyre kundër Covid-19, talebanët e kanë ndaluar atë në disa zona dhe mund ta shpallin të paligjshëm në të gjithë vendin.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se ata kanë mbyllur të gjitha qendrat spitalore dhe i përdorin ato vetëm për ushtarët e tyre. Njerëzit në rrugë nuk mbajnë as maska dhe shprehen se janë më të frikësuar nga talebanët se sa nga virusi.
Ish kreu i shëndetit publik afgan u shpreh se pa ndihmën e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare, situata mund të transformohet në një katastrofë humanitare.
Dhe problemi do të arrinte deri në Perëndim ku pritet një valë emigrantësh afganë që largohen nga vendi i tyre.
Më herët talebanët kanë shprehur hapur refuzimin e vaksinave pasi sipas tyre në shumë vaksina, në fakt, përdoren përbërës që vijnë nga derri, që është i ndaluar me Kuran.
Ndërkohë kompanitë prodhuese të vaksinave këmbëngulin prej kohësh se ka vaksina kundër Covid që nuk kanë përbërës të tillë