Talebanët paralajmërojnë amerikanët: 31 Gushti afati i fundit për t’u larguar…

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Talbanët nuk do të lejojnë evakuimin e forcave pas datës 31 Gusht. Data 31 Gusht, është “vija e kuqe”, është shprehur Suhail Shaheen zëdhënës i talebanëve.

Në një intervistë, ai tha se nëse kërkohet që kjo datë të shtyhet përgjigja është “jo” dhe se do të ketë pasoja.

Edhe pse talebanët kanë ardhur me këtë paralajmërim, asnjë qeveri apo zyrtar amerikan nuk i ishte drejtuar talebanëve për të zgjatur afatin.

Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur se do të jenë tërhequr trupat amerikanë brenda asaj date. Ndërsa Boris Johnson, donte të përdorte një takim urgjent të G7, ku do t’i kërkonte Bidenit që të zgjaste kohën e evakuimit që më shumë qytetarë afganë të mundin të ikinin nga Afganistani.

Zjarr Tv Ad