Wilfreid Gnonto ishte padyshim një nga gjërat më të bukura për tu parë në kobëtaren italiane pas europianit. Talenti Italian për momentin është ende pjesë e Zyriut në Zicër dhe për talentin 18-vjecar nuk ka patur ndonnjë ofertë konkrete. Por ulja e pretendimeve nga ana e klubit aktual nga 12 në 8 milionë euro ka bërë që interesi për futbollistin të shtohet. Kjo nuk e përjashton mundësinë që talenti i promovuar nga Mancini të ndërroj skuadër që këtë verë. Megjithatë i pyetur nga mediat nëse do të ishte më mirë një sezon tjetër tek Zyrih apo një ekip me ambicje dhe emër më të madh ai u përgjigj:
“Më mirë një ekip, çfarëdo qoftë ai, që më jep kohë të rritem, të bëj gabime dhe të përmirësohem, si lojtar dhe si njeri. Nëse do ta kem këtë kohë, jam i sigurt se do të jem në gjendje të dal”. Kjo tregon se futbollisti mendon të stërvitet dhe të rritet dhe e ardhmja do të jetë e sigurt për të.