Talenti shqiptar firmos te Bayern, 4 sezone si bavarez

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Leon Dajaku është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich.

Talenti shqiptar ka bindur drejtuesit e gjigantit gjerman për t’i blerë kartonin nga Stuttgart dhe për të firmosur më pas për 4 sezonet e ardhshme me kampionët e Bundesliga. 18 vjeçari vjen si përforcim për skuadrën amatore të Bayern, por mund të përfshihet edhe në ekipin U-19 të tyre. Dajaku është një sulmues “vrasës” para portës.

Në sezonin 2017-2018, Stuttgart u shpall nënkampione për shkak të diferencës së golave me Bayern, por kjo nuk e ndali Dajakun që të shpallet golashënuesi i sezonit me 23 gola.  Në të njëjtin vit talenti shqiptar luajti edhe për U-19 e Stuttgart, duke shënuar një herë në tetë ndeshje, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të.

Sezonin e fundit, Dajaku e mbylli si pjesë e U-19 të Bayern, me të cilët shënoi 11 herë në 24 ndeshje të Bundesligës U-19, pasi Stuttgart fitoi divizionin jug/jugperëndim për t’u kualifikuar për finalen, ku shqiptari shënoi në gjysmëfinale kundër Wolfsburg dhe humbjen ndaj Borussia Dortmund.

Një vlerë e shtuar kjo për Bayern, por edhe kombëtarja shqiptar duhet të ketë vëmendjen më të fokusuar te talenti që po mahnit “shtëpinë” e futbollit.

 

Zjarr Tv Ad