Tango me lëvizje të stonuara e ambasadorëve Kim e Soreca!

0
479
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Adriana Kalaja

Lexova sot për reagimin e dy ambasadorëve të ambasadave më të rëndësishme në vënd, që në fakt janë kthyer qartësisht nē kllounë dhe sekserë të regjimit Rama – Veliaj. Më bën përshtypje se z. Soreca pret reagimin e znj. Kim. Asnjëherë nuk ndodh e kundërta.

Madje kur nuk reagon znj. Kim, të njëjtën gjë bën edhe z. Soreca. Reagoi kundra Prokurores Elisabeta Imeraj znj. Kim. Reagoi edhe z. Soreca. Reagoi për inceneratorët znj. Kim. Direkt vjen reagimi edhe i z. Soreca. Hesht znj. Kim për shembjen e Teatrit Komvëtar? Heshtje e plotë edhe nga z. Soreca.

Për të gjithë skandalet e përditshme të pushtetit qëndror dhe atij lokal, heshtin në duet Kim & Soreca. Madje, i përplasin fotot me personat e implikuar në skandale dhe korrupsion, gjithē karshillëk para publikut. Para publikut që rri e vështron. Përveç disa të “çmëndurve” si Qëndrestarët e Teatrit Kombëtar. Për të mos bërë analizën e gjithë skandaleve dhe aferave të regjimit, se e kam bërë me dhjetëra herë, ky reagim i sotëm më habiti skajshëm.

Edhe për faktin se çfarë lidhje kanë këta dy ambasadorë në këtë çështje dhe se 0se vhen reagimi i njëkohshëm vetëm sot. Po kur Presidenti i Republikës para një viti reagoi me fakte dhe prova për këtë çështje, ku ishin ambasadorët?

Sepse nëse dy ambasadorëve do t’i interesonte realisht lufta ndaj korrupsionit, duhet të reagonin para zgjedhjeve të 25 prillit, kohë kur LSI jo vetëm depozitoi tre kallëzime penale porse mënyra sesi ishin kopsitur provat në këto kallëzime, Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj etj., sot do ishin pas hekurave dhe znj. Kim dhe z. Soreca nuk do kishin kohë me 26 prill të uronin fitoren e zgjedhjeve pa e shpallur KQZ, fitore e cila kishte edhe paratë korruptive të inceneratorëve:

  1. Duke blerë Lulzim Bashën.
  2. Duke blerë votuesit.

Ndaj duke mbetur e habitur me këtë tango me lëvizje shumë të stonuara do doja t’i drejtoja disa pyetje (retorike) dy ambasadorëve:

  1. E parashikon Kushtetuta e Republikës së Dhqipërisë ndërhyrjen e tyre në këto çështje?
  2. Nenet 41 e 42 i Konventës së Vjenës, e kategorizojnë këtë veprim si ndërhyrje në punët e brëndshme të Shqipërisë?
  3. Cilat janë institucionet që duhet të ndjekin këtë çështje sipas ambasadorëve?
  4. Cila është mënyra e ndjekjes së kësaj çështje nga ambadadorët?
  5. Kujt kërkojnë t’i mbushin mëndjen se dy ambasadorët po mbështesin luftën kundër korrupsionit?
  6. A janë fyese për publikun këto deklarata ndërkohë që ambasadorët pozojnë dhe janë kthyer në sekserë të zyrtarëve të ludhyr direkt me këtë aferë?

7 A eshtë kjo një mënyrë që institucionet të mbyllin çështjen në heshtje?

  1. A nuk është kjo çështje nën hetim nē SPAK dhe çdo reagim ēshtë ndërhyrje gjatë fazës së hetimeve?
  2. A mos është kjo një mënyrë presioni që kjo çështje të mbyllet?
  3. Për kë institucione flasin ambasaforët, ndërkohë që çështja është për hetim në SPAK?
  4. Kush nga zyrtarët e DASH apo BE ka kërkuar reagimin e ambasadorëve lidhur me këtë çështje?
  5. A mos është mënyrë presioni për të rritur pjesën takuese në pazarin e aferave nga dy ambasadorët?
  6. Kush i ka vënë ambasadorët me shpatulla pas muri që kujtohen të reagojnë vetëm sot?

Përgjigjet i di unë ashtu si çdokush prej nesh.

Ashtu si dimë zgjidhjen.

Shpalljen “Non Grata” për dy ambasadorë, qartësisht antishqiptarë dhe të mirëpaguar nga mafia në qeverinë qëndrore dhe lokale.

Mbështetur nga George Soros dhe lobi serb.

Se nëse ambasadorët e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit dhe Reformën në Drejtësi, une i sfidoj të dy, që të dalin e të denoncojnë dhe t’i kërkojnë institucioneve përgjegjëse se:

– Përse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar?

Vetëm kaq.

Të tjerat janë përralla dhe propagandë rilindase made in Fuga.

Ps: Znj. Kim për momentin mund të shëtisë nga Liqeni Artificial te Gjiri i Erionit, por shumë shpejt do ketë fatin e z. Soreca.

Fat të cilin ja kanë rezervuar Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Zjarr Tv Ad