Google do të ofrojë për përdoruesit opsionin e fshirjes së historisë së kërkimit dhe vendndodhjes pas tre muajsh. Gjigandi i kërkimit, aktualisht lejon përdoruesit të fshijnë manualisht informacionet e përdorimit.
Tani, në një përpjekje për të ofruar më shumë kontroll mbi informacionet personale, do të ofrojë opsionin e fshirjes automatike pas 3 ose 18 muajsh.
Google tha se cilësimi i ri do të shfaqet në javët në vijim. Gjigandi i kërkimit është ballafaquar me hetimet për të dhënat personale që mbledh.
Në nëntor u akuzua se përndjek njerëzit ku shkojnë edhe pse ata e kishin fikur historinë e vendndodhjes.
Aktualisht, historiku i google dhe ndjekja e vendndodhjes mund të “ndalohet” tek cilësimet për çdo llogari. Por në muajt në vijim do të ofrojë opsionin e fshirjes automatike të këtyre të dhënave pas pak muajsh. Gjithsesi, nuk do të ofrojë fshirje automatike të historikut të Youtube.