Hapja e negociatave është pritur si një lajm i mirë dhe mundësi për vendin tonë. Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar lidhur me hapjen e negociatave të cilën e konsideroi një ngjarje historike, ndërsa theksoi se është një arritje e madhe veçanërisht për faktin se për herë të parë do ballafaqohemi me burokratin evropian.
Ai tha se burokrati shqiptar do të përballet me Evropën drejtpërdrejt dhe BE do të shohë realisht letrat tona se si ato janë vërtet.
Sipas tij kjo është mundësia që Shqipëria të shohë në mënyrë reale se sa vërtet kjo klasë politike e ka çuar përpara këtë vend.
Natyrisht që është një ngjarje historike në plan të drejtpërdrejt të çështjes sepse Shqipëria futet zyrtarisht në kontrollin e BE. Është arritje e madhe në një drejtim ndryshe nga ajo që pretendon kasa politike dhe tani Shqipëria është e detyruar të luajë me karta të hapura ndaj BE. Duhet të paraqesë statistikat e veta, problemet e veta që ka si me drejtësinë, pronat , pra Shqipëria ka probleme të mëdha me gjithçka që përbën një vend normal evropian dhe nëse duhet vërtet ta lëvdojmë këtë arritje duhet ta bëjmë në planin se Shqipëria duhet ta lëvrojë drejtpërdrejtë në sytë e Evropës se sa reale janë arritjet tona. Unë çmoj atë që për herë të parë do ballafaqohemi me burokratin europian ato që ka dëgjuar në heshtje ato që gjoja kemi arritur deri tani dhe se ky ballafaqim do nxjerr në pah plagët tona, shikimi i drejtpërdrejtë nga Evropa i problemeve që ne kemi që janë shumë herë më të mëdha se ato që flasim në studio. Burokrati shqiptar do të përballet me Evropën drejtpërdrejt dhe BE ka për të parë do të shohë realisht letrat tona se si ato janë vërtet. Nëse klasa politike është e lumtur se ka arritur në pikëpamje formale, ne duhet të gëzohemi në të vërtetë se Shqipëria ka mundësi të shohë në mënyrë reale se sa vërtet kjo klasë politike e ka çuar përpara këtë vend.
I pyetur se sa të gatshëm jemi të kemi një administratë të mirë, Nazarko deklaroi se mundësitë tona janë shumë të vogla për të shkuar para se aq është kapaciteti jonë, prandaj si ai shpreson ballafaqimi për herë të parë drejtpërdrejtë me burokratin europian është arritje e madhe për të parë se çfarë kemi arritur ne në këto 30 vjet.
Vjeshta dhe dimri do jenë të vështirë sepse besoj se në të gjithë sektorët Shqipëria ka probleme tmerrësisht të mëdha krahasuar me Evropën. Kemi një shtet që pothuajse të gjithë buxhetin e vet e bën në drejtimin komunist, po ashtu te votat, pra kemi një shtet nga mezi e sipër kapitalist dhe nga mezi e poshtë komunist. Besoj se klasa politike do e kaloj si sukses të madh këtë dhe të nesërmen do bëjë sikur s’ka hyrë në këtë proces. Populli shqiptar ka mundësi për herë të parë të shohë se çfarë ka arritur klasa e saj politike në këto 30 vite. Jam shumë i gëzuar se kjo është arritje e madhe për Shqipërinë sepse në fund na pranuan në kooperativën e tyre por më i gëzuar jam se Shqipëria do përballet me atë që ka prodhuar dhe klasa politike do ët shohë nëse vërtet ka bërë aq shumë sa ka folur.