TAP dhe energjia elektrike ulin të ardhurat

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Administrata Tatimore e justifikon rënien e të ardhurave përgjatë gushtit  me faktin që nënkontraktorët e gazsjellësit TAP nuk paguajnë TVSH por edhe për shkak të thatësirës që ka sjellë krizë energjetike. Gjatë muajve të parë të këtij viti ekonomia shqiptare ka pasur rritjen më të dobët të viteve të fundit  me 2.21 % dhe kjo u pasua edhe me rënien e të ardhurave në buxhet pavarësisht aksionit antiinformalitet , që duket se nuk ka dhënë rezultat.

Xhavit Curri: “Nënkontraktorët e TAP -it për shkak të një ndryshimi ligjor që hyri në fuqi në shtator të viti të kaluar nuk paguajnë më TVSH për Administratën Tatimore, çka do të thotë se efekti është i ndjeshëm, rreth 5 miliard lekë të vërtetuara deri tani. 

E paparashikuar ishte edhe situata në sektorin hidro-energjetik ku për shkak të kushteve hidro-energjetike administratës Tatimore i ka munguar në buxhetin e shtetit më shumë se 2.1 miliard lekë TVSH, pra që arkëtohesh sidomos nga kompanitë që prodhojnë energjie elektrike por jo vetëm, përfshirë këtu edhe  kompanitë që tregtojnë energji elektrike.”

Në nivelin e të ardhurave gjatë muajit që sapo lamë pas nuk ka dhënë efekt as fakti që ka pasur më shumë konsum, kjo edhe për shkak të ardhjes së turistëve. Ndërkohë numri dy i Administratës Tatimore parashikon përmirësim të të ardhurave në muajt në vijim.

Xhavit Curri: “Edhe në gusht në TVSH-të nuk është se ka pasur shumë, që krahasuar me vitin e kaluar rritja nuk ishte ajo që prisnim por në shtator të këtij viti dhe në muajt në vijim parashikojmë që niveli i realizimit të të ardhurave nga TVSH-ja do ketë përmirësimi të ndjeshme.”

Sipas të dhënave zyrtare të ardhurat nga TVSH  ranë me 33 përqind gjatë muajit gusht të këtij viti, edhe pse pritshmëritë ishin të larta pas aksionit anti-informalitet.

Kjo sipas ekspertëve është tregues për një dështim të këtij aksioni të trumbetuar si sukses nga qeveria. Situatën në fjalë ata e lidhin me largimin e qytetarëve por edhe me punën e dobët të Administratës Tatimore.

Zjarr Tv Ad