“Tapë” në timon, 28-vjeçari bën “përshesh” makinat e parkuara në Sarandë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. Sipas njofitmit të unfiromave blu mësohet se ky shtetas ishte duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur dhe ka përplasur disa automjete të cilat ishin të parkuara.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa automjete të parkuara dhe ka shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Polisë.

Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjëndje të lirë për një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet tip “Audi” që rezulton i vjedhur në Belgjikë”, njoftojnë uniformat blu.

Zjarr Tv Ad