Tarantino kërkon ndjesë për skenën në “fatale” “Kill Bill 2”

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Quentin Tarantino pranoi gabimet e bëra në ideimin e një skene të filmit “Kill Bill 2”. Në një intervistë për “New York Times”, Uma Thurman zbuloi se regjisori dhe partneri i saj asokohe, i kishte kërkuar të aktronte pa dublant, teksa i jepte me shpejtësi një makine jo të sigurtë, për të mundësuar lëvizjen e flokëve. Automjeti u përplas pas një peme dhe aktorja mbeti e plagosur. “I thashë Umës se gjithçka do të shkonte mirë, se rruga ishte e drejtë dhe e sigurtë. Por nuk rezultoi kështu. Gabova! Nuk e detyrova të hipte, por ajo e bëri sepse kishte besim tek unë”, pranoi regjisori në intervistën për “Deadline”. Tarantino rrëfeu se ky ishte një prej pengjeve më të mëdha të jetës së tij. Pak orë para publikimit të intervistës, Thurman shkroi një mesazh në profilin e saj të Instagramit, duke pohuar se Quentin ndihej thellësisht i penduar për ngjarjen dhe vazhdonte t’i kërkonte falje edhe sot. Në intervistën e dhënë për Maureen Doëd të “New York Times”, aktorja kishte ofruar edhe një video të incidentit. “Tarantino, – tha Thurman, – ishte i nxehur me mua pasi po i harxhoja kohë dhe më premtoi se automjeti ishte në rregull”. Ai e kishte bindur të lëvizte me shpejtësinë 64 km në orë, disa herë radhazi, derisa skena të realizohej ashtu siç donte regjisori. Sipas aktores, sedilja e automjetit nuk ishte vendosur siç duhet në platformë, ndërsa rruga ishte e pashtruar, dhe jo e drejtë siç i kishte premtuar ai.

Zjarr Tv Ad