Tarifat e studimit për vitin e ri akademik/ U mashtruan nga Rama, studentët paralajmërojnë sërish protesta

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Në fund të vitit të shkuar, të ndikuar edhe nga protesta e studentëve, qeveria miratoi Paketën për Universitetin ku sipas saj, përveç 8 kërkesave të studentëve, u përfshinë edhe disa pika të tjera që të paraqitura nga Kryeministri gjatë takimeve në fakultete.

“Përgjysmimi i tarifës do të nisë që nga ky vit akademik”, do të shprehej vetë kryeministri Edi Rama.

Por sot, kur janë publikuar tarifat për vitin e ri akademik 2019-2020 kuptohet se ky ishte thjesht një mashtrim i kryeministrit për të zbehur protestën madhështore të studentëve që e vendosi me shpatulla pas muri.

Studentët u mashtruan duke ju përgjysmuar tarifat vetëm për 1 vit, por duke filluar nga viti i ardhshëm tarifat do jenë të njëjta ( të plota ) .

Ky mashtrim i kryeministrit duket se i ka irrituar studentët, të cilët paralajmërojnë se në tetor, kur nis edhe viti i ri akademik, do ti rikthehen sëprish protestave.

Zjarr Tv Ad