Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka ardhur një njeri me emrin Tasim Emin Mehmeti, që ka deklaruar, se është presidenti i Çamërisë. Ai ka ardhur në studio bashkë me një qytetar tjetër, Ahmet Caveli, që e prezantoi si Ministrin e Luftës.
“Presidenti” tha që një nga këshilltarët e tij, është Filip Çakuli.
Këtu, drejtuesi i emisionit e pyeti se si ka mundësi kjo gjë, që një grek të këshillojë Presidentin e Çamërisë.
Më tej, Mehmeti tha se po e “mban kauzën me shumë vështirësi”. Ndërsa Shpëtim Idrizin e konsideroi “mashtures”.
“Unë e di si po e mbaj këtë kauzë, Me shtëpi me qira…
Akoma merreni me Shpëtim Idrizin ju? Aman. Shpëtim Idrizi, ka mashtruar në mënyrë maak*abre. Biznesmenë kanë sponsorizuar para të papaparë. Ku i ka çuar këto? Duhet ta thërrasë SP*AK-u“, tha Mehmeti.