Taulant Balla bën analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit në qarkun e Fierit: Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka zhvilluar ditën e sotme analizën e zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos.

Balla është shprehur se duhet më shumë koordinim mes mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në çdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Sipas tij, partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit.

Postimi i Taulant Ballës:

Analiza e Zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos.

Ne socialistët duhet ta kemi shumë të qartë: mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ata s’duhen harruar.

Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Padyshim partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit.

Një parti e fortë në territor është garancia e mos-harresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad