Taulant Balla dhe Etilda Gjonaj takojn Manuel Sarrazin: Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën drejt familjes europiane

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë qendrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Etilda Gjonaj zhvilluan një takim me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ballës, Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane.

Postimi i plotë:

Një takim të frytshëm pune me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin.

Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane

Zjarr Tv Ad