Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se; nuk gjen dot një arsye të logjikshme se përse të rinjtë, duhej të prishnin pemën e Krishtlindjeve, që është një simbol për shumë familje të krishtera.
Sipas Ballës, djali i tij nuk do të kishte arsye, që të dilte në rrugë dhe të prishte bredhin.
Gazetarja më pas, i është kthyer duke i thënë se; asnjë nënë shqiptare nuk do të donte që djali i saj, të dilte në rrugë dhe të eleminohej nga policia.
Biseda e plotë:
Balla: Jam një mysliman, kam një bashkëshorte orthodokse, dhe si çdo familje shqiptare i festojmë të gjitha festat, pro nuk gjej asnjë arsye pse djali im të dalë nga shtëpia dhe t’i vendosë zjarrin pemës së vitit të ri.
Gazetarja: Asnjë familje, apo nënë shqiptare nuk do donte që të dilte djali në rrugë dhe të vritej nga policia e shtetit.
Balla: Që në fillim u mundova të ndaj policinë nga ngjarja që ndodhi. Që nga fillimi kemi 200 të vrarë nga policia e shtetit, do të ishte normale të ngrihej populli në një homazh edhe kur vritet një efektiv policie. Me sa kam parë në media, dhe mesa di, ky efektiv policie e ka thyer ligjin. Raste të tilla mund të ndodhin edhe në botë, por për fat të mirë në krye të vendit është një qeveri që vendos standardin më të lartë politik.