Taulant Balla: Duhet t’i heqim kapelën Edi Ramës, sepse vetëm falë tij në pandemi, siguruam 1.15 mld euro për dëmet e…

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste televizive, Taulant Balla, ka folur për kushtet e pandemisë duke e cilësuar sipas tij, si një vit të vështirë,ku  qeveria ka konsoliduar financat e vendit, duke rritur pagat dhe të indeksojnë pensionet.

Kreu i grupit parlamentar, u shpreh se është falë Edi Ramës, që u bë e mundur sigurime i 1.15 miliardë eurove nga konferenca e donatorëve për tërmetin.

Balla: Ne do të vëmë 5000 euro grant për ata që do të rikthehen në Shqipëri për të investuar. Ne në vitin 2021 jemi në kushtet e pandemisë dhe në një vit të vështirë, por kemi konsoliduar financat e vendit, duke rritur pagat dhe të indeksojmë pensionet, si dhe investime të larta publike.

Këto janë kapacitetet tona dhe ajo që kemi bërë më së miri dhe që duhet t’ia heqim kapelën Edi Ramës, kur në kushtet që bota po shkonte drejt një mbylljeje e një pandemie dhe kur Shqipëria ishte goditur 2-3 muaj më parë nga një tërmet, falë Edi Ramës, Shqipëria arriti të kontraktonte 1.15 miliardë euro. Pjesa e tyre më e madhe ka ardhur sot.

Zjarr Tv Ad