Taulant Balla fajëson Maqedoninë e Veirut për shtyrjen e negociatave: Gjermania na mbështet…

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë është e qartë që Bashkimi Europian, nuk do t’i nisë bisedimet për anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Taulant Ballës, shtyrja e negociatave nuk ka lidhje me kushtet që nuk janë plotësuar nga  ana e Shqipërisë, por nga problemet që Bullgaria i ka hapur Maqedonisë.

“Nuk duhet të harrojmë se Gjermania flet duke sjellë të gjithë sensibilitetet e vendeve anëtare. Ne rast se këto vende siç është diskutimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që kanë përdorur të drejten e vetos për të caktuar datën e konferencës së parë ndërkombëtare tregon se nuk ka një konsensus mes 27 vendeve”, është shprehur Balla.

Gjithashtu Balla, nuk mendon që Gjermania po e ndëshkon Shqipërinë.

“Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë, Gjermania në çdo moment ka pasur dëshirën që konferenca ndërqeveritare të mbahet në dhjetor të këtij viti në përfundim të presidencës gjermane”, ka thënë Balla.

Por, në raportin e BE-së nënvizohej se Shqipëria, nuk ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe asnjë ligj me standard për median.

“Në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj për gjykatën kushtetuese dhe në ditët në vijim Shqipëria do të ketë një ligj për mediat”,shprehet ai.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë pritur që të mblidheshin në konferencën e parë bashkëqeveritare këtë vit. Interesimi i vendit tonë, ka qenë që të mos ndalej nga fqinji lindor e për t’i hedhur hapat së bashku.

Zjarr Tv Ad