Taulant Balla inspekton punimet për pastrimin e përroit të Lushnjes: Shërben për kullimin e 3500 ha tokë bujqësore

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte sot në Lushnje nga ku inspektoi punimet që po kryhen për pastrimin e përroit të qytetit

“Kjo është faza e parë e investimit të përroit”, theksoi Balla i cili nënvizoi se do gjendet dhe një zgjidhje për kallamet në mes të qytetit.

“Ne sapo të fillojë investimi për përroin do gjejmë një zgjidhje për historinë e kallameve se agronomët që kam pyetur më thonë sado ti prisni e ta vishni me beton, ai do çajë betonin, do dalë, e do gjejmë diçka që të paktën në pjesën e qytetit asnjë kallam të mos dalë”, tha Balla.

Deputeti i PS ishte bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa.

“Pamë nga afër punën që po kryhet nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit për pastrimin e perroit të Lushnjes me nje gjatesi prej 1.8 km dhe me nje volur aluvjonesh prej 18000 m3. Ky objekt shërben për kullimin e 3500 ha tokë bujqësore”, shkruan Balla në postimin në rrjetet sociale, krahas videos.

Zjarr Tv Ad