Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Numri dy i PS, ka dhënë këtë të diel një intervistë për televizionin arab “Al Arabiya”.
Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme.
Gjithashtu, Balla shkruan në shënimin e tij në Twitter, se Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“I nderuar për vizitë @AlArabiya_Eng @AlHadath #MBC #MBC #UAE dhe të flasim për marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme. Shqipëria po bëhet një destinacion i rëndësishëm për turizmin dhe investimet. Faleminderit @ 7yhy për ftesën tuaj”, shkruan Balla.