Taulant Balla: Jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me Gjermaninë, sepse e kemi për nder t’u shërbejmë…

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, me anë të një postimi në Facebook, ka komentuar procesin e vaksinimit në Shqipëri, ku e ka krahasuar me atë në Gjermani.

Sipas Ballës, ndonëse me ekonomi jo të njëjtë, vendi ynë është në të njëjtin nivel vaksinimi, me shtetin gjerman.

“Ne nuk jemi të dytët pas Gjermanisë në ekonomi apo shërbim shëndetësor, por sot jemi në të njëjtin nivel vaksinimi me vendin që ka ekonominë më të fortë në Europë. Nderi është i gjithi i yni që kemi privilegjin e jashtëzakonshëm t’ju shërbejmë juve, gjysheve e gjyshërve të Shqipërisë, në këtë kohë lufte ku me durim e këmbëngulje të madhe, po e fitojmë përditë përballjen me më të keqen!”, shkruan Taulant Balla.

 

Zjarr Tv Ad