Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, “kërcënon” kreun e PD Lulzim Basha se së shpejti do të nxjerrë me data shmangjet e tij nga drejtësia. Basha tha se kreu i PD, sa herë thirrje në gjykatë, udhëtonte jashtë vendit.
Numri dy i PS i krahasoi shmangie e Bashës nga drejtësia, njëlloj si të personave në kërkim.
“Kishte seancën në orën 7 po themi, në orën 4 merrte avionin, Alitalian, dhe ikte. Unë do ti nxjerr një ditë, dhe tju them shqiptarëve që këta persona i kanë shpëtuar drejtësisë. Merrte avionin dhe ikte në Bruksel sapo Gjykata e thërriste. Kur nuk kishte fluturime, merrte raport te mjeku.
Këta njërëz i kanë ikur drejtësisë, nuk kanë asnjë dallim nga ata që kërkohen nga policia.
Pas atyre përbetimeve të Ilir Metës, që fshihet edhe Lulzim Basha se nuk ka guxim të dalë dhe të flasë. Se do i kapi prej veshësh ata amerikanët. Nuk e kisha menduar që Ilir Meta do e mbyllte karrierën kështu”, tha Balla nga Elbasani.