Taulant Balla kërkon ndërtimin e Bypassit të Elbasanit: Është pikë kyçe, ka trafik kombëtar dhe ndërkombëtar mjetesh…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Taulant Balla, thotë se në qytetin e Elbasanit, duhet të ndërtohet një bypass që t’i japë zgjidhje trafikut të mjeteve. Sipas Ballës, Elbasani është një pikë kyçe e qarkullimit të mjeteve dhe si pjesë e Korridorit 8, ka trafik kombëtar dhe ndërkombëtar makinash.

“Ndërtimi brenda një kohe sa më të shkurtër i Bypass-i të Elbasanit është i domosdoshëm dhe nevojë imediate për lehtësimin e trafikut në qytetin e Elbasanit dhe për këdo që kalon në këtë pikë kyçe. Të mos harrojmë se sot unaza e Elbasanit, deri në Kryqëzimin e Bradasheshit janë pjesë e Korridorit 8, me një trafik kombëtar dhe ndërkombëtar tejet të ngarkuar”, shkruan ai.

Më tej, ai tregon se Ministria e Infrastrukturës, ka bërë planifikimet e nevojshme dhe ka kontaktuar kompaninë projektuese.

“Me përfundimin e Bypass-eve të Fierit dhe Vlorës, tashmë Qeveria duhet të fillojë procedurat për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit. Falë planifikimit në kohë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është kontraktuar kompania projektuese e këtij aksi shumë të rëndësishëm, që përfshin edhe zgjerimin e rrugës Elbasan-Qukës”.

Zjarr Tv Ad