Taulant Balla mesazh për shqiptarët: Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku të gjithë besojnë…

0
1254
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, ka zhvilluar takimin e radhës me qytetarët, ku ka kujtuar rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse. ”Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm. Njerëzit e zakonshëm nuk i takon dot në studiot televizive, apo duke komentuar nga divani i gjumit”, kështu shkruan Balla.

 Postimi i plotë

 “Pas festave rikthehemi në detyrën tonë, me respektimin e masave mbrojtëse dhe me energjitë për tu shërbyer njerëzve dhe komuniteteve që kemi nderin të përfaqësojmë.

Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.

Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm. Njerëzit e zakonshëm nuk i takon dot në studiot televizive, apo duke komentuar nga divani i gjumit.

Populli është gjyqtari më i drejtë, ai nuk gabon” – kështu shkruan Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad