Taulant Balla: Ne aplikuam taksim të ndershëm, 40 mijë njerëz janë të punësuar në biznese që paguajnë zero taksa…

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, është shprehur se; që nga viti 2013-të, me ardhjen në pushtet të forcës politike që ai përfaqëson, në Shqipëri, është aplikuar një model taksimi i ndershëm, duke bërë që qytetarët të paguajnë në varësi të pagesës së kanë.

Gjtihashtu, Balla tha se; në vitin 2013-ën qeveria ishte në greminë në aspektin e pagesave publike, duke akuzuar këtu partinë që kishte qenë para saj në pushtet.

 “Nuk është e vërtetë që në Shqipëri barra fiskale është më e lartë se Kosova apo Mali i Zi. Në Shqipëri pas vitit 2013 ne aplikuam një model taksimi të ndershëm. Deri në këtë vit paguanin njësoj taksa edhe pastruesja e kryeministrisë, edhe kryeministri. Ne vendosëm që 97% e shqiptarëve të paguanin më pak se deri atëherë dhe pjesa tjetër të paguajnë më shumë. Krahasuar me vendet e rajonit, barra fiskale këtu përllogaritet në funksion të kush dhe sa paguan. Rreth 40 mijë njerëz janë të punësuar në biznese që paguajnë zero taksa. Nëse pastaj kalojmë edhe në nivelin më të lartë. Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2013 qeveria ishte në greminë qoftë në aspektin e pagesave publike. Na u desh të siguronim një mundësi pagesash. Dhe nuk kishte asnjë para në thesar. Dhe ndërkohë shteti u gjend para apeleve dhe padive në gjykatë për të paguar detyrimet. Kemi ardhur hap pas hapi duke konsoliduar të ardhurat e buxhetit të shtetit. Një prej problematikave që ka sot Shqipëria është reforma në drejtësi”, kështu u shpreh Taulant Balla.

Zjarr Tv Ad