Taulant Balla: Në parim jemi dakord me propozimet e PD-së, lajm i mirë është që kemi këtë lloj Opozite

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar këtë të martë për depozitimin në Kuvend të tre amendamenteve kushtetuese nga ana e Partisë Demokratike.
Sipas Ballës, propozimet e PD-së për reformën territorial, atë zgjedhore dhe vettingun ndaj politikanëve, i plotësojnë kushtet formale për tu diskutuar dhe pranuar.
Por më e rëndësishmi sipas tij është fakti që më në fund Kuvendi ka këtë lloj opozite.

“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga PD. Ajo që vlen  është që në aspektin formal propozimet përmbushin kushtet që ka vendosur kushtetuta dhe rregulloja e kuvendit.  Ajo që unë dua të ritheksoj është se është hap i rëndësishëm, fakti që tani në kuvend kemi një opozitë që vjen me propozime konkrete. Ne nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. Por ajo që unë them është që PS ka shprehur gatishmërinë e saj për të diskutuar çdo propozim pa kushte. Më pas ne do të kemi pozicionet tona që do të burojnë në bazë të vlerësimit të ekspertëve”, u shpreh Balla.

Gjithashtu, Balla përforcoi deklaratën e Edi Ramës,  se nuk ka dhe as do të ketë negociata me PD për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, pasi siç u shpreh është një çështje teknike dhe jo politike.

“Çështja e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut është një çështje jo e jona, por është teknike për të zgjatur mandatin e këtyre dy institucioneve për të garantuar një proces të njëjtë. Si i tillë, e kam thëne duhet ta ruaj këtë nivel teknik dhe të mos bëhet pjesë e debatit politike. Në 2016 ne kemi rënë dakord që vettingu i gjyqtarëve dhe prokuroreve të bëhej nga organe të pavarura.

As ka pasur dhe as ka dhe as nuk do të ketë negociata për diçka që ju thashë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët që monitorojnë procesin e vettingut. Dua ta them me zë të lartë që procesi i vettingut ka ecur mirë. Grupi parlamentar i PS nuk do të hyjë në negociata për një çështje të tillë që është teknike. Politika duhet të rrijë larg reformës në drejtësi”, u shpreh Balla.

 

Zjarr Tv Ad