Taulant Balla paraqitet në SPAK

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është paraqitur mëngjesin e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Burime për mediat bëjnë me dije se Balla është thirrur si person në dijeni lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.

Balla më herët ka denoncuar privatëzimin e Kompleksit Partizani, një tokë prej 3.3 hektarësh në Tiranë që u privatizua me çmimin qesharak prej 100 mijë dollarësh, dhe ku ka ndërtuar kompleksin e apartamenteve dhëndri i Sali Berishës.

Privatizimi i kompleksit “Partizani”është një dosje që është në duart e Prokurorisë së Posaçme. Në këtë padi të bërë më herët nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

Zjarr Tv Ad