Taulant Balla: Partia Socialiste nuk është partia e bravave, dyert tona janë të hapura për të gjithë

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30 vjetorit të krijimit të FRESSH, ku në fjalën e tij Balla tha se ndoshta “ne nuk mundemi gjithmonë të ndërtojmë të ardhmen për rininë tonë, por ne mund të ndërtojmë rininë tonë për të ardhmen“.

Sipas Ballës, Misioni i FRESSH ishte aktivizmi politik i të rinjve, duke u kthyer shumë shpejt në një shkollë të mirëfilltë politike, edhe për shkak të mbështetjes që FRESSH mori nga organizatat partnere të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane.

“30 vite më parë, me nismën e disa vajzave dhe djemve, studentë pjesëmarrës në lëvizjen studentore të dhjetorit 90, të cilët me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri përqafuan vlerat e socialdemokracisë europiane,mori rrugë krijimi i organizatës më madhe politike rinore në Shqipëri: Forumi i Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.

Misioni i FRESSH ishte aktivizmi politik i të rinjve duke u kthyer shumë shpejt në një shkollë të mirëfilltë politike,dhe për shkak të mbështetjes që FRESSH mori nga organizatat partnere të partive socialiste dhe socialdemokrate europiane”-tha nder te tjera Balla

Zjarr Tv Ad