Taulant Balla: Partia Socialiste nuk ka blerë kurrë vota…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, në takimin elektoral në Përrenjas, u shpreh se Shqipëria do të vijojë rrugën drejt transformimit që ka nisur.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, ai tha se asnjë banesë në Rrajcë, nuk do të mbetet e palegalizuar.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Unë nuk e fsheh trishtimin se si kundërshtarët tanë janë të gatshme edhe të eleminojnë kur vjen puna e marrjes se pushtetit. Ajo që ndodhi në Elbasan është njësoj si 21 janari”, tha Balla.

 Ndërsa u ndal tek skandalet e blerjes së votës dhe incidentet e fundit, Balla tha se Partia Socialiste, nuk ka blerë dhe nuk do të blejë kurrë vota.

“Partia Socialiste e Shqipërisë nuk blen kurrë vota dhe as nuk ka për të blerë ndonjëherë. Ne e dimë shumë mirë se kush blen vota. Sot në duhet të nxjerrim në pah shpirtin patriotik të kësaj zone dhe dua të them se vota që shkon për LSI është votë kundër Shqipërisë, drejtësisë, përpjekjeve të SHBA dhe BE për të çuar përpara vendin drejt Europës. Ndërsa vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës”, shtoi më tej ai.

Zjarr Tv Ad