Taulant Balla për projektligjet që do kalojnë në Kuvend: Nga “Open Ballkan”tek ngacmimi seksual në punë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka folur për media në lidhje me “Open Ballkan”, si dhe për zgjatjen e mandatit të Vettingut. Balla tha për mediat se do të votohet në Kuvend anëtarësimi i Shqipërisë në konventën që sanksionon ndëshkimin e ngacmimeve seksuale në punë.

Po ashtu Balla bëri me dije se në Parlament kanë kaluar projektligje që lidhen me marrëveshjen e Ballkanit të Hapur dhe do të votohet gjithashtu ngritja e pikës së përbashkët policore dhe doganore Shqipëri-Greqi.

“Kemi kaluar në seancën e fundit disa projektligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që krijon lehtësi për bizneseve dhe qytetarëve. Besoj se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të Ballkanit të Hapur, përfiton sipërmarrja dhe fermerët.

Shqipëria është më përfituese në kudër të Ballkanit të Hapur. Shkoni dhe pyesni fermerët. Ne do vazhdojmë më miratimin projketligjit dhe do votojmë edhe aderimin e Shqipërisë që sanksionon ata që bëjnë ngacmime seksuale në vendin e punës. Kemi edhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjet me vendet e rajonit, krijimi I një njësie të posacme me Greqinë.

Unë mendoj që zgjatja e mandatit të vettingut nuk është një cështje e politike, por një cështje që ka të bënë me cështje të domosdoshme. Ne pa vettingun ne nuk do kishim një drejtësi te pastruar nga disa elementë” tha Balla ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad