Taulant Balla reagon për her të parë për përgjimet për vrasje: Nuk jam unë por është një deputet i PDsë i cili ka….

0
976
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale.

Në një intervistë për A2 CNN, Balla tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli.

I jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla, por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”, deklaroi Balla.

Më 21 nëntor, Ardjan Çapja, nga Elbasani, në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit akuzoi një “politikan me emrin Taulant” që doli në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016. Sipas tij, gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

Dyshimet ishin se bëhej fjalë për Taulant Ballën, atëherë drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan dhe prej shtatorit 2021 në krye të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Dy javë më parë, Balla i komentoi akuzat si “Babalja” tjetër e PD-së, ndërsa Berisha e akuzoi publikisht në sallën e Kuvendit si të implikuar me vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Më 24 nëntor 2022 u publikua vendimi i gjykatës për prishjen e përgjimeve të “shtetasit Taulant”, që ishin bërë një ditë pas masakrës së 3 shkurtit të vitit 2016, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Sipas vendimit u sqarua se “shtetasi me emrin Taulant” u vu në përgjim në datën 4 shkurt, ndërsa dy ditë më pas, prokurorët e cilësuan një lapsus dhe i kërkuan gjykatës anulimin e vendimit. Bashkë me të ishin vënë në përgjim edhe disa shtetas të tjerë në Elbasan që mendohej se kishin dijeni për ngjarjen e rëndë të ndodhur me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, në lokalin e shtetasit Agron Çapja, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli dhe duke plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar (Panajot) Rreshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan morën informacione për shtetas, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit, si dhe nga shtetas, vëzhgimi i të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose të identitetit të të dyshuarve.

Me datë 04/02/2016, oficerët e Policisë Gjyqësore, të Drejtorisë së Policisë Vendore Elbasan, dhe konkretisht specialisti i hetimit për Krime të Rënda shtetasi Eduart Hasani dhe shefi i sektorit për Krime të Rënda, shtetasi Edvin Ndreu kanë depozituar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, një informacion me të cilin kërkojnë përgjimin telefonik të disa numrave të kompanive të telefonisë celulare që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij informacioni, Policia Gjyqësore i ka kërkuar prokurorisë të vendosë lejimin e menjëhershëm të përgjimit edhe për numrin e telefonit celular 0682055399, që përdoret nga një shtetas me emrin Taulant.

Sipas vendimit të nisjes së përgjimit, gjykata përgjoi disa numrave telefonash celularë, për ngjarjen e rëndë me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve me 03/02/2016 në Elbasan, pas kërkesës së prokurorisë. Përgjimi nisi në orën 01:20 minuta të datës 04/02/2016 dhe përfundoi pas 58 orë e 50 minuta kohë e përgjuar material ku përfshihet edhe numri telefonit të shtetasit Taulant si dhe të 4 shtetasve të tjerë, deri më 19 shkurt 2016. Sipas prokurorisë ekzistonte dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale.

Por dy ditë më pas, në identifikimin e saktë të numrit të telefonit 0682055399, që përdoret nga shtetasi me emrin Taulant, që është i njëjti numër që reklamon edhe në faqen e tij në Facebook Taulant Balla, u tha se është bërë një lapsus dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Edvin Ndreu kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përgjimit për numrin 0682055399, që përdorej nga shtetasi me emrin Taulant.

Gjykata e Elbasanit vendosi fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta. Vendimi i gjykatës prishi edhe burimin e provave, duke kërkuar asgjësimin e materialeve edhe në serverin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duk mos mundësuar nisjen e një procedimi penal.

Zjarr Tv Ad