Taulant Balla takohet nesër me Dodën dhe Mediun për Presidentin, asnjë qëndrim nga Alibeaj

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, do të takohet nesër me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun për të diskutuar për procedurat, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Mbledhja pritet të nisë në orën 09.00, në ambientet e Kuvendit.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim për qëndrimin që do të mbajë Enkelejd Alibeaj, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD. Po ashtu, nuk dihet nëse në takimin e nesërm do të jetë dhe përfaqësuesi i Rithemelimit Luçiano Boçi, megjithëse socialistët janë shprehur me nuk e njohin këtë grupim.

Sipas tyre, mazhoranca nuk do të diskutojë për zgjedhjen e kreut të shtetit me asnjë “non-gratë”.

Raundi i parë për propozimin e emrave për President të Republikës do të mbahet më datë 16 maj. Deri tani palët kanë qenë hermetike dhe nuk kanë bërë ndonjë deklaratë paraprake se cilët emra mund të propozojnë.

Zjarr Tv Ad