Partia Socialiste dega Peqin, njoftoi se Valdrin Pjetri, do të kryesojë drejtimin teknik të shtabit electoral, të Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.
Por, Taulant Balla, e ka mohuar këtë lajm. Sipas Ballës, prezenca e Pjetrit në takim, nuk ka lidhje me asnjë detyrë të besuar nga PS, përveç rolit te këshilluesit juridik.
“Nuk ka lidhje me asnjë detyrë të besuar nga PS, veç rolit te këshilluesit juridik”, – ka thënë Taulant Balla.
Në dhjetor të vitit të shkuar, gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës, në vitin 2019-të, duke e shpallur të pafajshëm.
Partia Demokratike, ishte ajo që akuzoi ne vitin 2019-të, kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës, se ishte i dënuar në shtetin italian për aktivitete të paligjshme, që nuk kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.