Taulant Balla u bën thirrje socialistëve: Ju lutem vendosni maskat, se pastaj na rrofshin votat…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka qenë në Gramsh, në një takim me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Balla u ka bërë thirrje të pranishmëve të vendosin maskat, duke deklaruar se ndryshe nuk kanë vlerë votat.

“Ju lutem vendosni maskat se pastaj na rrofshin votat, Elbasani është qarku me nivelin më të lartë të vaksinimit deri tani. Në fund të majit dhe fillim të qershorit do hapim ekonominë.

Nuk vinte askush në Gramsh më përpara ndërkohë që sot falë Edi Ramës po shndërrohet në një nyje të rëndësishme. Nëse nisesh nga Durrësi dhe do të shkosh në Korçë do kalosh nga Gramshi”, deklaroi Balla.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta, janë gati të kthehen në pushtet, pasi sipas tij Lulzim Basha, është kot në pozicionin e tij.

“Saliu dhe Iliri janë prapë aty për t’u kthyer. Luli është kot. Luli është një dordolec që ata e hedhin nga njëri te tjetri. Asnjëri nuk duhet të harrojë asgjë. Besoj që të rinjtë dhe të rejat dinë ta bëjnë dallimin më shumë”, u shpreh Balla.

 

Zjarr Tv Ad