Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar ditën e Pavarësisë së SHBA-së.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se për shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik.
“Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme”, shkruan Balla.Sipas Ballës SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
”GËZUAR DITËN E PAVARËSISË SHBA!
Për ne shqiptarët pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike, SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.
Ndërsa kemi mundësinë të bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe cështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direktë të Presidentit të SHBA.”