Ditën e sotme, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, në Kuvend është ndalur tek vota e emigrantëve.
Sipas Ballës, ka qenë PD-LSI që e kanë kushtëzuar këtë të drejtë.
Gjithashtu, Balla shtoi s’e ende partitë politike kanë të drejtë vendimmarrje në KQZ, por theksoi se këto janë zgjedhjet e fundit që partitë politike do të kenë këtë kompetencë.
Ndërkohë Balla, nuk ka lenë pa përmendur dhe Presidentin e vendit Ilir Meta teksa ka thënë: “Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza, është Ilir Meta, në fillim i iku dashuria, qetësia, tani më duket i ka ikur dhe mendja”, tha Balla.
“Po kthehem tek vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, definicioni emigrant ka rënë tashmë. 1/3 e shqiptarëve i kemi me drejtë vote. Partia Socialiste ka bërë gjithçka ka mundur për ta garantuar, në muajin janar është marrë vendimi në KQZ për ta mundësuar këtë proces. PD ka kërkuar kohë. Që ta dinë të gjithë Kuvendi i Shqipërisë nuk administron zgjedhjet, Kuvendi i Shqipërisë ka autorizuar KQZ në tre institucione për t’u marrë me këtë proces.
Falë marrëveshjes së 5 qershorit, u rikthyen prtitë në administrimin e zgjedhjeve, PD dhe LSI kanë të drejtë vendimmarrje. E them publikisht që vota e emigrantëve më 25 prill është bllokuar nga PD-LSI. Ata e kanë penguar këtë. Ajo që unë po them, unë nuk e di arsyen pse PD dhe LSI kanë kaq urrejtje [për shqiptarët që jetojnë aq territorit. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur, ju falenderoj dhe juve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por PD dhe LSI e kanë bllokuar përfundimisht. I ftoj qytetarët që jetojnë jashtë territorit, nëse është mundësia të vijnë të votojnë, do të ishte e vyer. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit që politika ka vendimmarrje çështje zgjedhore. Ajo që dua t’iu them është se nuk marrim vendime që largon PD nga zgjedhjet. Sot që flasim PD nuk ka depozituar ende kandidatët, dimë ne që Luli del dhe thotë nuk marr pjesë në zgjedhje. Pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza, është Ilir Meta, në fillim i iku dashuria, qetësia, tani më duket i ka ikur dhe mendja”, ka përfunduar Balla.