Taulant Balla: Votimi i emigrantëve nuk u arrit, fajin e ka PD dhe LSI…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të hënë, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e misionit të ODIHR. Në dalje të selisë rozë, ai pati një prononcim të shkurtër për gazetarët ku u pyet rreth votës së emigrantëve. Balla u shpreh s’e PD dhe LSI, kanë bllokuar shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Republikës, që të votojnë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu, ai tha se “Pengesa që PD dhe LSI i bënë votës së emigrantëve është turp i tyre”.

“Ç’të them unë për  këtë. PD dhe LSI bënë gjithçka kishin mundësi që mos i linin shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë të votojnë. Bllokuan gjithë vendimmarrjen. Nga janari ku akti normativ i rregullatorit ishte gati, kërkuan një muaj kohë. Vajti në Shkurt, pastaj kërkuan një javë kohë, pastaj e shtynë një javë tjetër. Pastaj nuk kthyen përgjigje. PD dhe LSI duhet të mbajnë një përgjegjësi të plotë të një bllokimi të pakuptimtë të një hapi që Shqipëria duhet ta kishte bërë në këtë zgjedhje. Pengesa që PD dhe LSI i bënë votës së emigrantëve është turp i tyre”, tha Balla.

Ai shtoi më tej se duhet që KQZ-ja, të përmbyllë sa më shpejt fletën e votimit. Për Ballën, ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mos nxjerrin vota të pavlefshme.

Zjarr Tv Ad