Helidon Bushati në Mbledhjen e Grupit: Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim, por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komsioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzoje mbështetjenn e shumicës, procesi nuk është gjithpërfshirës. Që të gjejme zgjidhje dhe të japim sinjale pozitve une sygjeroi:
Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhe jo me shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa te integrimit të të gjitha grupimeve ne këtë proces.Gjate kesaj periudhe mund te vendosim te mbledhim nje Kuvend gjithperfshires, le ta quajme “Kuvend Pajtimi” nga ku te dalim me mesazhe te qarta per te ardhmen tone dhe rikthimin si alternative qeverisese.
Nëse ky hap merr dakortesi,automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike
Të ndalohet që sot dalja ne Televizione e kolegeve tane të këtij grupi,duke mbajtur qendrime apo duke mbrojtur qendrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin meazhin se përçarja vazhdon.
Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e ben kurrë fituese.